Bota
Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut
Turqia ka kryer sulme ajrore në veri të Irakut, ku ka “neutralizuar shtatë terroristë”, ka njoftuar sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Termi “terrorist” nga Ankaraja zakonisht përdoret për t’iu referuar anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili është i ndaluar në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.
Sipas ministrisë turke, të vrarët në sulmet ajrore që u kryen gjatë ditës së shtunë, po planifikonin një sulm mbi një bazë ushtarake turke, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Avasin-Basyan.
Turqia ka kryer sulme ajrore mbi caqe të ndryshme në veri të Irakut që prej mesit të dhjetorit të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











