Kosova
Kryen doktoraturë për drejtësi në Amerikë, nuk ia njohin diplomën në Kosovë
“Këto janë veç disa prej padrejtësive që i kam përjetuar prej se jam kthyer nga mërgimi tri vjet ma parë”, ka thënë Getoar Mjeku
Geotar Mjeku, thotë se ka kryer doktoratë në Amerikë, në Fakultetin Juridik. Por këtë diplomë ai thotë se Ministria e Arsimit në Kosovë dhe UP-ja nuk po ja njohin.
Andaj ai ka zgjedhur që rastin ta denoncojë në Facebook ku shpjegon të gjitha hapat që ka ndërmarrë për nostrifikimin e doktorraturës të cilën nuk po i njihet. Sipas tij për shkak të manipulimeve, përcjell albinfo.ch.
Lexojeni postimin e tij të plotë në FB:
Problemet e mia me diplomën amerikane në vendin ma proamerikan të botës:
2015 — Ministria e Arsimit nuk pranoi me ma nostrifiku doktoratën pa i nostrifiku së pari diplomat e mahershme. Me këtë kushtëzim, shteti vetëm më vonoi e më harxhoi pa nevojë.
2016 — Mbas gati nji viti vonesë, Ministria e Arsimit ma zhvleftësoi doktoratën amerikane tue ma njoftë si master. Ministria nuk e ka arsyetu asnjiherë vendimin e vet, dhe ka vendosë kundër udhëzimeve t’autoriteteve amerikane, që cekin shprehimisht vlerën e diplomës sime: doktoratë, e barazvlefshme me PhD në fushat tjera, ose gradë e nivelit ma të naltë të sistemit kosovar.
2016 — Universiteti i Prishtinës nuk më la me hy në provim pranues të programit të doktoratës sepse nuk e kisha kry modulin ndërkombëtar të fakultetit juridik. Më thanë se Ministria e Arsimit nuk i lejonte me shmangë këtë kusht. Kushti përjashton thujse të gjithë ata që nuk kanë studiu në Kosovë, dhe e shkel Konventën e Lisbonës për Njohjen e Diplomave, e cila kërkon me i akomodu dallimet mes programeve të studimit. (Me UP-në kam edhe lidhje shpirtnore: jam rritë mes studentave që kanë mbajtë mësim në shtëpinë time për plot pesë vjet, mbasi pushtuesi sërb i ka dëbu prej kampusit.)
2017 — Në fillim të vitit, humba disa raste punësimi në fushën akademike për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit.
2017 — Kah vera, Ministria e Arsimit ma refuzoi ankesën ndaj vendimit për diplomën, sërish mbas gati nji viti vonesë. Refuzimi shabllon as i cek faktet siç janë, as jep arsyetim të ligjshëm. Mbas kësaj, e padita Ministrinë. Landa po pret me u shqyrtu në gjykatë.
2018 — Ministria e Drejtësisë ma refuzoi kërkesën me hy në provim të jurisprudencës me arsyetimin e çuditshëm se nuk e kam dëshmu shkollimin tim, ani pse i kam dorëzu të gjithë letrat me rregull. Unë u ankova simbas ligjit ndaj këtij vendimi të padrejtë.
2019 — Sot kaloi afati për shqyrtimin e ankesës sime rreth provimit të jurisprudencës, dhe ministri nuk më ktheu përgjigje. Ankesën tani po e ndaj me ju këtu. Jam mundu me e shkru shkurt e shqip, ndonëse në dialektin e letrave të shtetit.
Këto janë veç disa prej padrejtësive që i kam përjetu prej se jam kthy nga mërgimi tri vjet ma parë. Por unë nuk e kam ndërmend me u largu prej vendit tem, ani pse n’Amerikë jam avokat i licensuem. Kam me vazhdu me luftu për të drejtat dhe idealet mia.
Dardania asht shum e shtrejtë me ua lanë në dorë atyne që as dojnë e as dijnë me i shërby.
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së





















