Kosova
Qalaj: Izet Demaj motiv për luftimin e krimit
Është varrosur me nderime të larta shtetërore, Polici Izet Demaj, ky i fundit i cili vdiq në krye të detyrës.
Demaj u nderua nga kolegët e tij, nga personalitet të larta shtetërore dhe shumë persona të tjerë.
I pari i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se vdekja e policit të tij në krye të detyrës ka motivuar
Policinë të luftoj krimin në Kosovë.
“Zyrtari policor ka mund të kishte rënë dëshmor në lufë por jo ai ra dëshmor në kohën e lirisë. Po ndahemi nga një mik i gatshëm që t’i shërbejë atdheut të tij, nga një person që dha kontribut të madh. Rasti i tij shfaq sakrificën për paqe e siguri andaj sot kemi ardhur ta nderojmë punën e tij. Dëshira dhe ideali i tij do të qëndrojnë gjithmonë Ne kemi edhe më shumë motivim për ta padandaluar dhe luftuar me sukses krimin”, tha Qalaj.
Në varrimin e Demajt foli edhe vajza e tij.
Ajo falënderoi të gjithë për nderimin e familjes ndërsa kushtoi disa fjalë për babain e saj.
“Ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën që Kosova të bëhet ashtu siç dëshiroje ti”, ka thënë vajza e policit Demaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













