Lifestyle
Kënga, “All I Want For Christmas Is You”, thyen rekord
Kënga shumë e nevojshme dhe tejet e pëlqyer e Mariah Careyit për festat e fundvitit, “All I Want For Christmas Is You”, vazhdon dhe sot të thyejë rekorde në skenën muzikore, edhe pse ka më shumë se 20 vjet prej se është lansuar.
Kënga “All I Want For Christmas Is You” e ka thyer rekordin e platformës Spotify duke u bërë kënga më e shkarkuar për një ditë.
Sipas llogaritjeve, hiti dimëror i Careyit e ka thyer rekordin e fundit të Spotify-it, si kënga më e shkarkuar për një ditë, duke i shënuar më shumë se 10.8 milionë shkarkime vetëm në ditën e Krishtlindjeve,shkruan albinfo.ch
Në të kaluarën, rekordin e ka mbajtur kënga e reperit XXXTentacion, “Sad!”.
Më 19 qershor të këtij viti, ky projekt arriti të bëjë rekord duke u shkarkuar 10.4 milionë herë, vetëm një ditë pasi rep artisti u vra nga të shtënat me armë zjarri. Kjo arritje e Careyit nuk mund të vijë si befasi, marrë parasysh se kënga ka hyrë sërish në toplistën e platformës iTunes.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












