Kosova
Dialogu me Serbinë, në janar, vazhdon pa Thaçin
Pas takimit të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli, liderët e institucioneve dhe partive politike me ekipin shtetëror për dialog me Serbinë është premtuar transparencë më e madhe për dialogun. Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se delegacioni më 8 janar do të zhvillojë takimin e parë në Bruksel, po pa praninë e Presidentit Thaçi. “LDK dhe VV i kanë dy vende të rezervuara në delegacionin shtetëror, dhe ne do t’u dërgojmë vazhdimisht thirrje për të marrë pjesë në takime. Unë nuk e di që kanë qëndrime të ndryshme. Mirë është që të kemi një zë që ta çojmë procesin përpara”, theksoi ai, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryeministri, edhe presidenti thanë se jemi në mbështetje të delegacionit shtetëror”, ka deklaruar Ahmeti. Presidenti Hashim Thaçi pas takimit theksoi se ka marrë disa sugjerime për këtë proces dhe shtoi se takimet e tilla janë të dobishme që së bashku të arrihet qëllimin final. “Ky unitet i qëndrueshëm është thirrje qe të gjithë të bashkëngjiten dhe të marrin përgjegjësi”, tha ai.
Kreu i Kuvendit që ishte iniciator i këtij takimi ka thënë deklaroi se Kosova ka njerëz që i dalin zot vendit për marrjen e vendimeve. “Synimi është i qartë pse shkojmë në dialog – për të na njohur Serbia, për ta marrë ulësen në OKB. Që nesër kemi ftuar anëtarët e QUINT-it dhe shefen e BE-së që t’i njoftojmë për këtë proces”, deklaroi Veseli. Ndërsa kryeministri Haradinaj ka thënë se në tavolinat e bisedimeve me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve. Ashtu siç ishte paralajmëruar, në takim munguan LDK-ja dhe VV-ja.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











