Integrimi
Ibra, mesazh për heroin shqiptar në Suedi: Ju jeni një hero i vërtetë, të gjithë janë krenarë për ty
Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviq i ka dërguar një mesazh Fidanit
Fidan Bejta nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë.
Ai kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.
Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja, shkruan albinfo.ch.
Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.
Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviq i ka dërguar një mesazh Fidanit, përcjell albinfo.ch.
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.
“Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviq.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës Panairi më në zë te shqiptarët “Gjergji, Heroi Kombëtar”, gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët, përcjell...
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë