Kosova
Thaçi: Ushtria erdhi natyrshëm, ishte proces i vonuar por jo i gabuar
Presidenti Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ka deklaruar se Kosovës vendimi për themelimin e ushtrisë e ka pasur të natyrshëm.
“Jemi thirrur në një seancë të jashtëzakonshme kur jemi në një gjendje krejt normale në Kosovë. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, nëse Kosova ka bërë gabim është se ka pritur pesë vite pa nevoje për vendimin e ushtrisë”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, vendimi për ushtrinë është i vonuar e jo i gabuar.
“Nëse Kosova ka bërë gabim, është se ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar, dhe assesi i gabuar. Është i vonuar sepse kemi pritur vullnet të mirë nga ata që kurrë nderi më tani, nuk e treguan në raport me Kosovën”, ka thënë tutje Thaçi.
Ai ka ngritur pyetjen para OKB-së, se çka ka të keqe ose të jashtëzakonshme themelimi i ushtrisë së Kosovës.
Thaçi, ka thënë se transformimi i FSK-së në Ushtri, nuk është bërë në kundërshtim të asnjë ligji.
“Themelimi i Ushtrisë është vullnet i qytetarëve të Kosovë, nga të zgjedhurit të popullit”, ka shtuar Thaçi.
Në anën tjetër edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po merr pjesë në të njëjtin këshill, ka thënë se Serbia, po gjendet në situatë të vështirë.
“Jemi në një situatë e vështirë më të cilën po përballemi çdo ditë e më shumë në sipërfaqen e Kosovës, duhet ta them se jam shumë i brengosur dhe pak i frikësuar për të ardhmen jo vetëm të popullit tim por edhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij: “Serbia ka bërë prekjeje të tepërta për të ruajtur dhe mbajtur paqen dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u përmbajtur nga reagimet që vinin nga Prishtina”.
Sipas tij Serbia ka përmbushur të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit.
Ai foli edhe për fajsimet që i janë drejtuar Serbisë pasi që Kosova nuk është pranuar në INTERPOL dhe UNESCO.
Sipas tij Kosova ktheu zemrimin e saj në tarifën 100% ndaj Serbisë.
“Por paritmes vendosin tarifa në kundërshtim me CEFTA-n dhe BE-në, duke vendosur në fillim 10% dhe pastaj e ngritën atë në 100%, duke e mbyllur çdo tregti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë”, tha ai.
Vuçiq tha edhe se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk u nxorr nga asnjë dokument, “Këtë nuk e gjënë as në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim”.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














