Kosova
Serbia me plane për kryerjen e sulmeve në Kosovë
Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet ushtarake, ai i sigurisë dhe informativ si dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Detyrat e caktuara në këtë takim janë marrë përsipër të kryhen nga agjencitë sekrete, të pranishme në këtë takim.
Kjo dëshmohet nga komunikimi i një zyrtari të strukturave të sigurisë serbe me familjarët e tij në Kosovë, komunikim të siguruar nga emisioni “Udhëve” në RTK, përcjell Albinfo.ch.
Ai porosit familjarët që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, e t’i shmangin vendet publike, ku ka shumë persona si p.sh. kafiteritë, sepse mund të përsëritet rasti “Panda” i Pejës, i 17 viteve më parë. Në atë kohë, në kafiterinë me këtë emër u vranë 6 të rinj serbë, e për këtë akt u fajësuan shqiptarët, ndonëse më vonë vetë shteti serb e pranoi se vetë Serbia e kishte kryer aktin.
Ky person, u thotë familjarëve se kjo mundë të ndodhë në çdo moment dhe në çdo vend të Kosovës, e mundësitë janë që kjo të ndodhë në vendbanimet jashtë pjesës veriore, me qëllim që të fajësohen shqiptarët. Bazuar në informacionet që posedon emisioni “Udhëve”, ky person zyrtar është i ngarkuar me aktivitet në drejtim të Kosovës.
Se ky plan u mundua të zbatohet, dëshmohet me rastin kur në Gazimestan, institucionet kosovare të sigurisë arritën të gjejnë e sekuestrojnë 15 kg eksplozivë, shkruaj RTK, përcjell Albinfo.ch.
Pas mbajtjes së takimit të 15 nëntorit, ndërmjet shërbimeve sekrete të Serbisë, ishte deklaruar ministri Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i cili është edhe shef i këshillit koordinues të shërbimeve të sigurisë.
“Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra konkrete dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kështu, zbatimi i tri vendimeve tashmë ka ndodhur, së paku në tri raste. Pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përpjekjet që u bën e po bëhen për pengimin e formimit të ushtrisë si dhe krijimi i situatës së pasigurisë në Kosovë”, kishte thënë Stefanoviq.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













