Shqipëria
Për 9 muaj, 1.5 miliardë euro nga turizmi
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 683 milionë euro në Shqipëri për turizëm
Ekonomia shqiptare përfitoi gati 1 miliard e gjysmë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit.
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe këtë vit i turizmit ka vijuar të zgjerohet me ritëm dyshifrorë duke qenë nga sektorët me dinamikë të ekonomisë.
Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave për periudhën janar shtator të këtij viti, të ardhurat nga turizmi u rritën me 12 për qind duke arritur saktësisht 1 miliard e 470 milionë euro nga 1 miliardë e 300 milionë euro që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton “TCH”.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 683 milionë euro në Shqipëri për turizëm apo udhëtime të ndryshme ose 16 për qind më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Por rritja e turizmit nuk është vetëm në kahun hyrës. Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për udhëtime jashtë shtetit. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të vitit, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë arritën në 1.1 miliardë euro.
Kjo bën që kontributi neto i sektorit të turizmit për ekonominë, pra diferenca mes të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve që shqiptarët bënë në vendet e tjera, të rezultojë rreth 370 milionë euro, çka sërish mbetet një nga burimet më të rëndësishme të valutës për ekonominë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












