Shkurt.ch
‘Të jesh zviceran është një pjesë thelbësore e identitetit tim’
François Schwalb, ka lindur në Afrikën e Jugut, ndërsa atëdheu i babait të tijë është Zvicra.
Sot Schwalb ka 30 vjet ndërsa punon në industrinë e frutave e perimeve dhe jeton me familjen e tij dhe shumë kafshë.
François është ekspert i pastorit dhe marketingut, ndërsa në një intervistë për Swissinfo, tregon jetën dhe veprën e Françoisit, përcjell Albinfo.ch.
Ai tregon se edhe pse nuk ka lindur në Zvicër, veten e ndjenë zviceran.
“Kam lindur në Afrikën e Jugut, kam një baba zviceran. Ne jetuam në Zvicër kur isha 7-9 vjeç. Ne gjithashtu vizituam në vitin 2008 dhe përsëri në vitin 2018. Pas udhëtimit të fundit me bashkëshorten dhe djalin tim njëvjeçar, ne planifikojmë të vizitojmë familjen dhe miqtë në Zvicër të paktën çdo dy vjet”, tregon François.
Tutje, ai tregon mardhënien me Zvicrën, duke thënë se: “Duke qenë zviceran është një pjesë thelbësore e identitetit tim, se si e shoh dhe e kuptoj veten, prindërit dhe vëllezërit e motrat. Unë jam shumë i interesuar në shumë aspekte të vendit dhe lexoj shumë në baza javore – dhe sa më shumë lexova, aq më shumë e dua Zvicrën”.
François tregon edhe ndjenjat e para që i kishte si zviceran.
“Meqë më kujtohet, Zvicra ka qenë pjesë e edukimit tonë. Kemi dëgjuar histori dhe kemi parë fotografi në baza të rregullta nga anëtarët e familjes më të vjetër. Gjatë viteve të shkollës së mesme, dy vëllezërit e mi më të vjetër shkuan në Zvicër për disa muaj dhe ishte pjesë e planeve të mia edhe pas shkollës – por shkova drejt në universitet në Afrikën e Jugut”, tregon ai, duke shtuar se “Identiteti zviceran u forcua gjatë kësaj periudhe në Universitetin Stellenbosch nga mosha 18 deri në 25. Tema e diplomës sime ishte reforma zvicerane. Si një hobi, gjithashtu kënaqem duke lexuar për misionarët zviceranë që erdhën në Afrikën e Jugut nga 1875. Ndikimi i tyre ende mund të shihet sot në Limpopo”.
Profesioni i François është pastor, dhe punon në kohë të pjesshme në Kishën Reformatike Holandeze.
Por cila ishte përshtypja e parë e François për Zvicrën, shkruan Swissinfo, përcjell Albinfo.ch.
“Shumë i organizuar, i pastër, i pasur, respekton traditën dhe një lider në inovacion dhe teknologji”, tregon ai.
Vështërsitë nga Zvicra drejt Afrikës së Jugut sipas François është përdorimi i kohës.
François gjithashtu planifikon që të bëhet pjesë e zgjedhjeve zvicerane dhe të përdor votën e tij.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













