Kosova
Mediat e huaja shkruajnë për tranformimin e FSK-së
Agjencia e lajmeve Reuters dhe Gazeta New York Time u kanë dedikuar nga një artikull transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Reuters ka shkruar se Parlamenti i Kosovës votoi të premten për të krijuar një ushtri prej 5,000 personash, një javë pasi kryeministri serb i sugjeroi se masa mund të provokonte ndërhyrjen ushtarake nga Beogradi.
Masa, që vjen 20 vjet pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit serb dhe një dekadë pas pavarësisë, u vlerësua si “historike” nga Shtetet e Bashkuara, por NATO e kritikoi atë si të padobishme në përpjekjet për të lehtësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.
Legjislacioni për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës lehtë, e krijuar kryesisht për reagimin ndaj krizave, mbrojtjen civile dhe heqjen e mjeteve nga konflikti i viteve 1990, në një ushtri u miratua nga 105 deputetë në Asamblenë prej 120 vendesh.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të inspektojë trupat përgjatë kufirit të Kosovës gjatë tre ditëve të ardhshme, tha zyra e tij të enjten”, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa New York Time ka shkruar se të 107 ligjvënësit e pranishëm në Parlamentin e Kosovës, të dominuar nga partitë etnike shqiptare, votuan për të mbështetur planin e qeverisë për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të armatosur me më pak se 3,000, veta në një ushtri që do të rritet në 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervistë në dekadën e ardhshme.
Në artikullin e New York Time gjithashtu thuhet se deputetët serbë të Kosovës nuk morën pjesë në seancë.
Dhe se Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, tha në qytetin e Trstenikut në Serbinë qendrore në prag të votimit: “Asnjë akt i vetëm në të drejtën ndërkombëtare nuk u jep atyre të drejtën për të formuar ushtrinë”.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














