Kosova
Sejdiu, i kënaqur me investimet në QKUK
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiu, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin që iu është ofruar nga Ministria e Shëndetësisë që pacientëve në Kosovë t’u ofrohet shërbim më cilësor në spitalet publike, shkruan albinfo.ch
“Në QKUK identifikimi ka qenë në atë formë që të intervenohet në ato klinika që kanë numër më të madh të frekuentuar të pacientëve. Duke filluar nga Qendra Emergjente që më së paku i ka ngjarë një klinike normale, por ka qenë më shumë një klinikë fushore, me hyrje nga të gjitha anët, e papërshtatshme për pacientët. Është investuar me pajisje krejtësisht të reja, ku pacientët ndihen më të sigurt, por edhe ata që ofrojnë shërbimet ndihen më komod”, ka thënë Sejdiu.
Ai e ka paraqitur si sukses edhe blerjen e pajisjeve në shumë klinikave, duke thënë se tash edhe po kryhen shërbimet e munguara. “Viti 2019 do të jetë vit që do të vazhdojë me modernizim në funksionalizim të shërbimeve dhe do të jetë vit që do të orientohemi edhe në spitale regjionale”, ka thënë drejtori i SHKUK-së.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













