Shqipëria
Opozita në Shqipëri kthehet në Kuvend pas 5 muajsh
Pas 5 muajsh bojkot, deputetët e opozitës në Shqipëri janë rikthyer në Kuvend për të shpëtuar mandatet e tyre.
Gjatë seancës së sotme, ata kanë propozuar disa amendamente lidhur me kërkesat e studentëve, të cilët prej disa ditësh kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi që të shfuqizohet Ligji për arsimin e lartë.
Edhe deputetit i LSI-së, Luan Rama, kërkoi që qeveria të plotësojë kërkesat e studentëve. Ai kërkoi që të miratohen ndryshimet në ligj në mënyrë që të legalizohen kërkesat e studentëve. Ndërsa në kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu mbështetje për kërkesat e studentëve, por tha se ato do bëhen në dialog me studentët, e jo me opozitën, shkruan albinfo.ch
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria që ai e drejton e ka zgjidhjen për kërkesat e studentëve, por tha se ajo do të bëhet me dialog. “Zgjidhja vjen me dialog, opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, sepse kërkon të nxjerrë nga zjarri gështenja zjarri, duke futur studentët në qorrsokak”, ka thënë Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











