Kosova
Kurti: 2018-a, me përplot korrupsion
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit Java kundër korrupsionit po shënohet në një viti me përplot korrupsion si asnjë tjetër. Ai ka shkruar se në vend se Kosova të ketë gjykata normale që akuzojnë, gjykojnë e dënojnë kriminelët e paqes, shfaqet Gjykata Speciale që do të merret me ‘krimet’ e luftës.
Kreu i VV-së ka cituar një raport që thotë se shumica gabimisht mendojnë së Gjykatës Speciale e Kosovës do t’i ndjekë penalisht krimet që lidhen me korrupsionin dhe kapjen e shteti. Kurti ka thënë se nuk të rritet luftimi i krimit me rritjen pagave të prokurorëve, shkruan albinfo.ch
Ai ka kërkuar që të rritet numri i prokurorëve të specializuar për krimin e organizuar e korrupsionin e lartë dhe përgatitja tyre si dhe ka kërkuar që të rishikohet legjislacioni.
“Duhet të ristrukturohet prokuroria me prurje të reja edhe jashtë trajektores së parashikueshme që mbizotëron tani, si dhe të riorganizohet provimi i jurisprudencës për luftimin e kapjes së shtetit dhe krimit financiar. E kjo nënkupton fillimisht një a dy prokurorë që nuk i frikësohen kryeministrit e presidentit, zullumqarëve e mujsharëve të tjerë, por përkundrazi – ndjellin frikë tek ata!”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












