Zhvillim
Moszbatimi i ligjeve ngadalëson zhvillimin ekonomik
Moszbatimi i ligjeve në ekonomi është njëri ndër problemet kryesore të mos funksionimit ekonomik, konsideron Lekë Musa, ekspert i ekonomisë
Kuvendi i Kosovës nën sponsorimin e Qeverisë, ka miratuar një mori ligjesh që lidhen me çështjet ekonomike, por shumica prej tyre nuk ka gjetur zbatim në praktikë. Mosfunksionimi i këtyre ligjeve, përveç vonesave të theksuara në çështjen e integrimit evropian, kanë krijuar mostabilitetet edhe tek investitorët e huaj.
Njohësit e çështjeve ekonomike janë shqetësuar me mosfunksionimin e këtyre ligjeve, pavarësisht se shumica e tyre janë në harmoni me ato të BE-së (Acqui Communautaire), por ka edhe të tillë që duhet të amandamentohen dhe të modifikohen.
Lekë Musa është njohës i çështjeve ekonomike dhe ish-drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ai tha se një nga problemet kryesore në mosfunksionimin ekonomik në vend ka të bëjë pikërisht me mos zbatimin e ligjeve që i përkasin fushës së ekonomisë.
“Moszbatimi i ligjeve në ekonomi është njëri ndër problemet kryesore të mos funksionimit ekonomik”, thotë Musa raporton REL.
Edhe Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, gjatë monitorimeve që iu kanë bërë ligjeve në fushën e ekonomisë kanë evidentuar se zbatueshmëria e tyre është nën nivelin e dëshiruar.
Myzejene Selmanaj, anëtare e këtij komisioni, thotë për REl se në mungesë të një Departamenti në Kosovë ku duheshin të hartoheshin ligjet, Kosova është dashur t’i marrë ligjet nga vendet e rajonit dhe pastaj në praktikë është parë se janë të pa zbatueshme.
“Çështja e zbatueshmërisë së ligjeve në ekonomi mund të themi se nuk jemi të kënaqur. Ne kemi pasur në monitorim shumë ligje brenda komisionit tonë dhe komisionit për buxhet dhe financa dhe është para se duhet akoma ndryshim plotësim i këtyre ligjeve”, vlerëson Selmanaj.
Sidoqoftë, edhe mosfunksionimi i gjykatave është një problematikë tjetër, thotë eksperti i çështjeve ekonomike Lekë Musa. Sipas tij, në shumë raste kur është marrë një vendim që është në mospërputhje me ligjin gjykatat në Kosovë janë treguar shumë të ngadalshme në zbatimin e ligjit.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













