Integrimi
Alarmohet Policia e Zvicrës: Kujdes nga mashtruesit me bileta për Prishtinë
Në prag të festave të fundvitit janë kthyer sërish mesazhet nëpër telefona që vijnë me oferta të lira të fluturimeve për të mashtruar kosovarët të cilët udhëtojnë për Prishtinë. Albinfo.ch ka raportuar disa herë për rastet e këtilla të mashtrimeve me bileta të aeroplanit. Po ashtu redaksia e albinfo.ch kishte pranuar me qindra dëshmi të udhëtarëve nga Kosova që ishin mashtruar nga skema të tilla mashtrimi që paraqiten cdo vit në prag të pushimeve.
Për këto raste është alarmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut, e cila ka dhënë një paralajmërim gjatë ditës lidhur me mashtrimin e pasagjerëve me bileta të rreme dhe fluturime fiktive.
«Po që se pranoni ndonjë ofertë të lirë të fluturimeve përmes mesazheve apo Viber-it, me kërkesë që pagesa të bëhet në ndonjë sportel të postës dhe llogaria e pagesës të dërgohet me postë, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Kompanitë mashtruese përdorin ueb faqe serioze influencuese si dhe hotline shërbimi. «, thote policia në një komunikatë, shkruan albinfo.ch.
“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











