Kosova
Policia e Kosovës ofron shpërblim 5 mijë euro për gjetjen e 3 personave të dyshuar
Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 5000 euro për cilindo që jep informacion lidhur me lokalizimin e tre personave që dyshohet se kanë kryer vjedhje në rajonin e Prishtinës.
Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, siç njofton Policia, konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit.
“Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale , Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro.
Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kalojë ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në [email protected].
Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantojë konfidiencë të plotë.
Emrat e të dyshuarve janë në vijim:
– Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.
– Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine.
– Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













