Shkurt.ch
Papunësia në Zvicër mbetet në nivelin shumë të ulët
Shifrat u rritën pak, në 2.5 për qind, gjatë muajit nëntor të vitit 2018, duke mbetur në 2.4 për qind që nga maji. Përshtatur efekteve sezonale, bëhet fjalë për rritje shumë të vogël nga 2.4 në 2.5 për qind, përcjell albinfo.ch.
Në fund të nëntorit janë regjistruar 110.474 të papunë në qendrat rajonale të punësimit (RAV) nëpër Zvicër. Sipas sondazheve të kryera nga Sekretariati i Shtetit SECO, bëhet fjalë për 3’159 më shumë se muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, megjithatë numri ra me gati një të pestën, siç raportohet nga “Seco”, përcjell albinfo.ch. Në atë kohë, në nëntor 2017, papunësia ishte ende 3.1 për qind.
Më shumë të huaj të papunë
Shkalla e papunësisë në pjesën gjermane të Zvicrës ishte 2.1 për qind (muajin e mëparshëm 2.0%), ende dukshëm më e ulët se sa në Zvicrën Perëndimore dhe Ticino me 3.4 për qind (3.3%). Shkalla ishte ende shumë e ulët në 1.8 për qind. Në mesin e zviceranëve ndërkohë që u rrit me 0.3 pikë përqindje, ndërsa në mesin e shtetasve të huaj 4.5 për qind.
Në kategoritë e moshave të ndryshme, shkalla e papunësisë ka rënë në grupin 25-49 vjeç (2.6%) dhe mbi 50 vjeç (2.3%). Numri i të rinjve të papunë (15-24 vjeç) nuk kishte ndryshuar dhe mbeti në 2.4 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












