Integrimi
Plagoset duke mbrojtur lokalin, sulmuesi kërkonte të holla
Në fillim të javës së kaluar, në Emmenbrücke LU, bashkëpronari i një bari privat është qëlluar me armë zjarri. Ai është i tronditur dhe i shqetësuar, thotë partneri i tij i biznesit
“Rreth orës 11.00, një person erdhi në barin tonë”, thotë Arben Osmanaj (31), i cili së bashku me një partner biznesi, drejton barin privat “Balkan Black Bull” në rrugën “Rüeggisingerstrasse” në Emmen. Fillimisht, i panjohuri kishte shkuar në tualet dhe pastaj kishte dalur me një armë në dorë. “Ai kërkoi para nga partneri im i biznesit”, thotë Arbeni. “Mysafirët u frikësuan dhe u fshehën nën tavolina”.
Partneri i tij i biznesit kishte rezistuar dhe ishte grindur me sulmuesin. “Pastaj ai qëlloi, ndërsa plumbi e shpo murin”, thotë më tej Arbeni, përcjell Albinfo.ch. Pastaj sulmuesi u arratis. “Partneri im i biznesit e ndoqi edhe jashtë. Atje, ai shtiu edhe dy herë dhe me këtë rast, partnerin tim e qëlloi në këmbë”.
Sipas Arben Osmanajt, sulmuesi nuk e ka pasur vëmendjen e tij tek bari, por në partnerin e tij të biznesit: “Në bar nuk ka shumë të holla për t’u marr”. Asaj mbrëmje, miku i tij me vete ka pasur një sasi të madhe parash.
Restoranti është një bar privat. Arbeni: “Vetëm miqtë tanë mund të hyjnë dhe të dalin jashtë”. Nëse ndokush do të shkojë në bar, fillimisht duhet cingërruar në dyert e hyrjes – pastaj operatorët nëpërmjet kamerës mund të shohin se kush është jashtë, transmeton Albinfo.ch. “Partneri im mendoi se autori i veprës ishte një mik i imi dhe e lejoi të hyjë brenda”, spjegon Arbeni.
Deri në këtë incident, bashkëpronarët asnjëherë nuk kanë përjetuar diçka të ngjashme: “Me përjashtim të një prishje të qetësisë së natës, ne këtu asnjëherë nuk kemi pasur probleme. Ne jemi të tronditur dhe të shokuar”, vazhdon Arbeni. Për fat të mirë, situata nuk u përkeqësua. “Partneri im i biznesit tani është në shtëpi dhe ankohet në dhimbje. Ne u dëmtuam, por ai është viktima e vërtetë”, përfundon ai, informon Albinfo.ch.
Pas incidentit, Policia e Lucernit arrestoi dy të dyshuar. Por, mbetet ende e paqartë nëse ata kanë të bëjnë lidhur me ngjarjen. Policia ende është në kërkim të dëshmitarëve. Sulmuesi i panjohur ishte rreth 1.90 deri në 2 metra i gjatë dhe mbante një xhaketë të zezë me kapelë e pantallona të zezë. Sipas deklaratave të viktimës, ai kishte folur në një gjuhë të çaluar gjermane.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












