Jeta në Zvicër
Shtohen ndihmat për sigurimet shëndetësore në Zvicër
Përqindja e përfituesve të zvogëlimeve të premive të sigurimeve individuale të sigurimeve shëndetësore, në vitin 2017 arriti në afro 2.2 milionë persona, ose 26 për qind të popullsisë në Zvicër, transmeton Albinfo.ch.
Konfederata dhe kantonet së bashku kontribuan me një total prej 4.5 miliardë frangash në vitin 2017, edhe pse kontributi i kantoneve ende ka shënuar rënie nga viti 2014. Përveç kësaj, pavarësisht nga rritja e barrës mesatare financiare të familjeve, sistemi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, ka një efekt të rëndësishëm rishpërndarës për familjet më të varfra.
Ky është rezultati i monitorimit më të fundit të kryer nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP) mbi uljen individuale të premive.
Raporti tregon se shumat e paguara sipas uljes së premive individuale (RIP), rriten më shpejt se kostoja e premive për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Në fakt, kjo do të thotë që premitë janë gjithmonë më të larta në buxhetin e familjeve me kushte ekonomike modeste.
Familjet me fëmijë janë më të shqetësuara, se ato që nuk kanë fëmijë. Barra mesatare financiare për sigurimin shëndetësor në vitin 2017 ishte 14 për qind e të ardhurave të disponueshme për të gjitha familjet dhe kantonet.
Në vitin 2014, ajo ishte 12 për qind. Kjo ngarkesë është më e ulëta në kantonin e Zugit (7 për qind) dhe më të lartë në kantonet e Jura dhe Baseland (18 për qind).
Monitorimi gjithashtu tregon se RIP-in e kanë përfituar mbi 30 për qind të familjeve më të varfra, njofton Albinfo.ch.
Gjithashtu, është kategoria e popullsisë që merr përfitimet më të mira mjekësore nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor (AOS). Familjet me një prind janë strukturat familjare që përfitojnë më së shumti nga kjo ndihmë.
Në anën tjetër, familjet e pasura natyrisht se kontribojnë më shumë në RIP, kryesisht përmes tatimit dhe marrin më pak kujdes mjekësor në kurriz të AOS se sa shtresat tjera sociale. Sistemi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, veçanërisht nëpërmjet RIP dhe taksave, paraqet një efekt të rëndësishëm të rishpërndarjes në dobi të familjeve më të varfra.
RIP aplikohet ndryshe nga një kanton në tjetrin, ose në lidhje me kontributin ose shumën e paguar për përfituesit.
Shpenzimet për banor variojnë nga 372 franga (Nidwalden) në 991 (Basel-Stadt); pjesa e përfituesve është midis 19 për qind (Lucern) dhe 35 për qind (Schaffhausen).
Mesatarisht, kantonet kanë marrë përsipër 42 për qind të shpenzimeve, një shifër në rënie për 2 për qind në krahasim me vitin 2014, dhe madje pothuajse 9 për qind që nga viti 2010.
RIP është më e larta për familje në Kantonin Graubünden, e ndjekur nga kantonet e Zugit, Tiçino, Vaud dhe Basel-Stadt. RIP është më i ulëti në Kantonin e Appenzell Innerrhoden.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













