Kosova
Haradinaj: Ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e shpjegon Kosovën si vend që ka dal prej binarëve të vet.
Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë, duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidhë problemet me arrogancë.
“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbush marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me paraqit Kosovën si vend i dal prej kontrollit në siguri pasi sipas tyre Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim. Ne gjithë mundemi me ju kthye përgjigje të qartë se askush nuk ka nevojë për jostabilitet. Ne gjithë punojmë për më shumë paqe, të vetmit që ju intereson ndonjë skenar për të mundur për ta nxjerr Kosovën të çrregulluar është Beogradi zyrtar”, është shprehur Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ky është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën.
“Krijimi i Ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm dhe është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një Kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar kryeministri.
Sipas Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













