Feja
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit
Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Natën në mes të të premtes dhe tëe shtunës, xhamia e Bashkësisë Islame Shqiptare në Winterthur ka qenë objekt i një sulmi vandal të bërë nga persona ende të panjohur. Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit.
I kontaktuar nga albinfo.ch, imami i xhamisë së Winterthurit, Imran Ahmeti, thotë se kjo që ka ndodhur është për tu dënuar. “Të shtunën në mëngjes e kemi konstatuar se dikush në orët e pasmesnatës kishte dëmtuar minaren, duke u përpjekur ta shkëpusin atë nga baza. Pasi që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë, e kanë hequr simbolin islam nga maja e minares, gjysmëhënën me yll”, shprehet ef. Ahmeti.
Ndërkaq, ai nuk ka ndonjë indikacion se kush dhe për çfarë motivi ka mundur ta bëjë këtë akt të ligë. Ai nuk beson që kjo të ketë ndonjë lidhje me referendumin e vitit 2009, me të cilin ndalohet ngritja e minareve në Zvicër. “Minarja jonë është ngritur me leje, në vitin 2005, pra se të mbahej ky referendum”, thotë ai.
Ndryshe, ai shprehet në superlativ për raportet e xhamisë me bashkëqytetarët dhe autoritetet. “Ne kemi marrëdhënje të shkëlqyera jo vetëm me fqinjët këtu por edhe me autoritetet komunale. Këto të fundit kanë treguar respekt të madh për ne si komunitet islam, duke na organizuar pritje te kryetari i komunës. Po ashtu edhe miratimi vitin e kaluar nga komuna, i varrezave myslimane në Winterthur ka qenë edhe një tregues për trajtimin shumë të mirë që kemi nga autoritetet e këtushme”, përfundon imami i Xhamisë së dëmtuar, Imran Ahmeti.
Policia ka marrë obligimin për ta zbardhur çështjen.
Sipas deklarimeve të kryetarit të Bashkësisë Islame Shqiptare të Winterthurit, Memetullah Saliji, vandalët që ishin ngjitur në minare kanë bërë përpjekje që ta shkëpusin minaren nga baza, gjegjësisht nga kulmi i objektit ku funksionon xhamia, por nuk kanë pasur sukses. Ajo që kanë bërë ka qenë heqja e gjysmëhënës me ç`rast janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Jemi shumë të pikëlluar me këtë akt. Prej më shumë se dhjetë vitesh jemi këtu dhe gjithmonë kemi pasur raporte të shkëlqyera me fqinjët”, thotë Saliji. Ai pyet se çfarë motivesh kanë mundur të çojnë në këtë akt. “Pavarësisht nëse është fjala për faltoret e krishtera, hebreite ose islame, një veprim i tillë është i papranueshëm”, shton Saliji.
Para pak vitesh objekti i xhamisë ka qenë cak i një sulmi të një lloji tjetër: atëbotë persona të panjohur kishin hyrë këtu për të vjedhur të holla, kështu që çdo motiv religjioz ishte i përjashtuar.
Më tutje kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Winterthurit thotë se bashkësia është e shqetësuar dhe planifikon që sa më shpejtë që të jetë e mundur të sigurojë aparatet e alarmit dhe videokamerat për të pasur në mbikëqyrje gjendjen.
Xhamia e shqiptarëve të Winterthurit është e vetmja, krahas një xhamie në Cyrih dhe një tjetre në Gjenevë që disponon me një minare. Për ndryshim nga dy të tjerat, minarja e këtushme është më shumë e karakterit simbolik dhe ka dimensione të vogla.
Para tri vitesh në Zvicër u zhvillua një votim popullor për futjen në kushtetutë të ndalimit të ngritjes së minareve nëpër faltoret e këtushme myslimane. Shumica e votuesve u shprehën për këtë ndalim, gjë që shkaktoi një valë pakënaqësie te besimtarët islamë dhe te një pjesë e madhe e opinionit zviceran dhe botëror.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










