Kosova
Hahn: Mos u bëni peng i datave, vizat në 2020-ën

Komisari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, në një konferencë gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se Bashkimi Europian është zhgënjyer dhe është befasuar me ngritjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Kosovës.
“Të gjithë kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vendosën tarifat doganore ndaj Serbisë dhe kjo nuk duhet të mbetet në fuqi, por të fokusohemi në fushat e lartpërmendur dhe në BE jemi në dijeni për vështirësitë aktuale në tregti dhe në të gjitha takimet e mia kam propozuar që të fokusohemi në zgjidhjen e çdo gjëje që kanë të bëjë me tregtinë ndërmjet dy vendeve”, tha Hahn në një konferencë.
Ai tha se çështja e vizave pret edhe disa muaj, ndërsa kërkoi që qytetarët kosovarë të mos rrinë peng i datave, të cilat jepen për liberalizim vizash.
“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se viti 2020 është më realisti, por mos u bëni peng i numrave”, porositi Hahn.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri