Kosova
NATO mbështet dialogun Kosovë -Serbi
Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të martën dhe të mërkurën në Bruksel.
Dita e dytë pritet t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë po ashtu temë e diskutimeve.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca e mbështet plotësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
“Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të përmbahen nga veprimet dhe retorika provokuese dhe të bëjnë përpjekje që t’i zvogëlojnë tensionet dhe të shënojnë përparim”, tha Stoltenberg.
“Sa i përket ndryshimit të mundshëm të kufijve, mund të them se ne e mbështesim dialogun dhe shpresoj se (palët) do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë.
Ideja për ndryshim kufijsh është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e probelmeve midis dy vendeve.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














