E-Diaspora
Mbrëmje festive në Affoltern am Albis
Të mërkurën më 28 nëntor 2018, shkolla shqipe Affoltern am Albis festën e 28 Nëntorit e festoi ndryshe. Ajo organizoi një orë mësimore dhe një takim të përbashkët, ku të gjithë së bashku nxënës dhe prindër festuan festën kombëtare dhe suksesin e shkollës shqipe, si një ndër shkollat shqipe më të mira në Zvicër
Salla në Obfelden ishte e vogël për t’i zënë të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollës shqipe Affoltern am Albis, të cilët ishin tubuar me qëllim që të festojnë së bashku 28 Nëntorin – Ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Një gëzim i papërshkueshëm shihej qartë në fytyrat e nxënësve, të cilët me aq përkushtim vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Për shumicën prej tyre kjo mbrëmje ishte mbrëmja e parë festive në kuadër të shkollës shqipe. Ajo që e bënë edhe më kuptimplote këtë mbrëmje ishte gëzimi i fëmijëve për të festuar këtë festë kombëtare.
Mbrëmjen festive e hapi kryetarja e këshillit prindëror të shkollës shqipe Affoltern am Albis, znj. Sahadete Rashiti, e cila pasi që i përshëndeti nxënësit dhe prindërit për angazhimin e tyre rreth shkollë shqipe, ia dha fjalën z. Riza Demaj – veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, i cili u prit me nderime nga ana e prindërve. Ai foli për rëndësinë shkollës shqipe, përgëzoi prindërit për angazhimin e tyre dhe në fund tha se prindërit dhe nxënësit e shkollës Affoltern am Albis janë shembulli më i mirë se si duhet të veprohet dhe punohet në shërbim të shkollës shqipe.
Mbrëmja vazhdoi me një orë mësimore të përgatitur nga mësuesi i shkollës shqipe Vaxhid Sejdiu, i cili i prezantoi në pika të shkurtra ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar deri te shpallja e pavarësisë, e cila u përcoll me vëmendje jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga prindërit e kësaj shkolle.
Pas orë mësimore, pjesëmarrësit patën rastin së bashku të përcjellin sekuenca filmike të filmit “Nëntori i Dytë”, edhe pse shumë i shikuar, por çdoherë aktual për kohën. Dhe, në fund të pranishmit shijuan ushqime tradicionale të përgatitura enkas për këtë festë.
Dhe, në fund për të gjithë pjesëmarrësit ishte organizuar një apero me specialitete shqiptare.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025












