Lifestyle
Dua Lipa e Bebe Rexha nderohen nga “Variety”
Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kohë e fundit.
Dy yjet e muzikës shihen pothuajse në çdo ngjarje muzikore bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrën.
Së fundmi, Dua dhe Bebeja janë shfaqur së bashku në ndarjen e çmimeve të Variety Hitmakers Brunch 2018 pasditen e së shtunës (1 dhjetor) në West Hollywood, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Tekstshkruesja e vitit” ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.
Lipa, që u paraqit në një fustan që zbulonte shumë pjesë të trupit të saj, ndau me publikun çfarë ka mësuar nga fansat e saj dhe dëgjuesit në mbarë botën, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
“Asnjëherë mos bëni kompromise. Gjithmonë bëni atë në çka besoni, bëni vetëm gjëra për të cilat ndiheni komod, gjëra me të cilat jeni krenar t’ua vëni emrin tuaj”, ka thënë këngëtarja.
Artistja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, u emocionua shumë derisa e mori çmimin.
“E jetojmë jetën dhe ndonjëherë dëshirojmë më shumë, më shumë, më shumë e më shumë. Dua të besoj se ky është një çmim Grammy… nëse nuk nominohem, ky do të jetë Grammy im”, tha tekstshkruesja që theu rekorde me këngën “Meant to Be”, duet me Florida Georgie Line.
“Dikur e krahasoja veten me shumë njerëz, dhe gjëja e vetme për të cilën ndihem krenare më së shumti është aftësia ime e shkrimit të teksteve. Është gjëja e vetme që do ta kem përgjithmonë”, potencoi ajo, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch
Ndërkaq, Dua publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke përqafuar Beben. Dy këngëtaret duken shumë mike njëra-tjetrën dhe janë bërë të pandashme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














