Integrimi
Marrëveshja mbi Sigurimet me Kosovën i jep fund diskriminimit
"Me miratimin parlamentar, merr fund diskriminimi kundër qytetarëve nga Kosova.", thuhet në komunikatën e UNIA-s
Në mbledhjen e së premtes, Qeveria Federale e Zvicrës miratoi Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Kosovën për ratifikim në Parlamentin zviceran. Sindikata Unia e mirëpret vendimin. “Me miratimin parlamentar, merr fund diskriminimi kundër qytetarëve nga Kosova përfundimisht.”, thuhet në komunikatën e UNIA-s, shkruan albinfo.ch.
“Sot, qeveria e Zvicrës miratoi mesazhin e marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurinë Shoqërore Zvicër Kosovë të nënshkruar më 8 qershor 2018 dhe i propozon parlamentit të Zvicrës për miratim. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe të sigurimit të invaliditetit (IV). Nga data e hyrjes në fuqi Marrëveshja në fjalë garanton trajtimin e barabartë të personave të siguruar dhe mundëson pagimin e pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit edhe jashtë Zvicrës. Kjo marrëveshje përmban gjithashtu edhe bazën e luftimit të abuzimeve.”, thuhe më tutje në reagimin e tyre
Në të ardhmen mundësohet pagesa e pensioneve në Kosovë
Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra duke filluar nga 1 prill 2010 nuk ka pas marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore. Gjatë kësaj periudhe kohore shtetasve të Kosovës u është paguar Pensioni vetëm në Zvicër. Në rast të largimit nga Zvicra ata kanë pasur mundësi vetëm në rimbursimin e kontributeve të sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV). Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit dhe trashëgimtarët e tyre, të cilët nuk kanë kërkuar rimbursimin e kontributeve mund të aplikojnë për pagesat e pensioneve jashtë duke filluar nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes mbi Sigurinë Shoqërore.
Tani topi është tek Parlamenti i Zvicrës
Më 18 tetor parlamenti i Kosovës e ka miratuar marrëveshjes. Tanimë miratimi pritet edhe nga parlamenti i Zvicrës që marrëveshja të filloj së zbatuari. Tani topi është tek Parlamenti zviceran, pasi Marrëveshja hyn në fuqi tek kur të ratifikohet nga dy parlamentet. Kjo më në fund do t’i jep fund diskriminimit kundër qytetarëve nga Kosova. Përfitimet retroaktive nuk janë paraparë. Prandaj, duhet të gjendet një zgjidhje, që mundon kompensimin edhe për periudhën kohore pa marrëveshje.
Të gjithë ju që keni pyetje shtesë drejtohuni te Osman Osmani, sekretar për migracion në sindikatën Unia, +41 79 934 18 89 dhe Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore të Zvicrës +41 79 363 21 84
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












