E-Diaspora
Marrëdhëniet Zvicër-Shqipëri kanë marrë hov të ri
Kjo është konfirmuar në pritjen festive që e kishte organizuar mbrëmë Ambasada e Shqipërisë në Zvicër
Me rastin e 106-vjetorit të pavarësisë, Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi një pritje, në të cilën morën pjesë miq zviceranë, kolegë të trupit diplomatik, bashkatdhetarë me qëndrim në Zvicër, përfaqësues shoqatash, afaristë, etj.
Të ftuarit e kremtimit të Ditës së flamurit në Bernë i mirëpriti dhe i përshëndeti ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni.
Diplomati Gjoni, i cili është në krye të misionit diplomatik në Zvicër më shumë se katër vjet, ka konfirmuar para mysafirëve të mbledhur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë përjetuar një hov të ri, sidomos pas vizitës së parë zyrtare të kryeministrit të Shipërisë, Edi Rama, në Bernë dhe dy vizitave që i kishte realizuar sivjet në Davos dhe Gjenevë, shkruan albinfo.ch

“Intensifikimi i vizitave të nivelit të lartë i ka hapur rrugë dhe miratimit nga ana e Qeverisë Federale të Strategjisë së Bashkëpunimit për periudhën 2017-2021, e cila parashikon një ndihmë prej 105 milionë frangash për vendin tone” deklaron Ilir Gjoni.
Ai, ndër të tjera, tregoi edhe se gjatë këtij viti është arritur të përmbyllen negociatat për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, një marrëveshje, e cila ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe punën e qytetarëve të Shqipërisë në Zvicër, duke iu mundësuar njohjen e viteve të punës në të dy vendet, shkruan albinfo.ch.
Një lajm i mirë që ishte mirëpritur nga mysafirët e pranishëm ishte edhe lansimi nga pranvera e ardhshme e linjës direkte Cyrih-Tiranë.
Meqenëse 2018-a është shpallur nga Qeveria Shqiptare si “Viti i Skënderbeut”, sipas diplomatit nga Tirana, ky vit ka qenë i larmishëm edhe në aspektin e veprimtarive kulturore.

“Simbolikisht nuk ka asnjë figurë tjetër të krahasueshme me atë të heroit kombëtar për të simbolizuar këtë rrugëtim shumëshekullor që ka kaluar vëshirësi të pamatura. Figura e tij shënon në vendin tonë si komb, duke na ofruar një imazh heroik të një rezistence të spikatur të një populli të vogël kundër të gjitha sfidave që është dashur të përballojë me shekuj”, deklaron ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, duke thënë se Dita e Flamurit është datë zotimi të përvjetshëm se shqiptarët do të ecin në rrugën e ndryshimeve, barazisë, tolerancës, shkencës dhe zhillimit të trasuar prej lirindasve.
Gjoni i uroi shqiptarët në fund për Ditën e Flamurit me rastin e 106-vjetorit të pavarësisë, duke dëshiruar bashkimin e tyre.
“Shqipëria do të bëhet, ashtu siç e ëndërrojnë shqiptarët evropianë”.









Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













