Jeta në Zvicër
Këshilli Federal i paraqet objektivat e tij për vitin 2019

Më 27 nëntor 2018, presidenti i Konfederatës zvicerane, Alain Berset, paraqiti objektivat e Këshillit Federal për vitin 2019, përpara Këshillit Shtetwror. Këto objektiva janë të koordinuara me tre udhëzimet e vendosura për legjislaturën 2015-2019.
Këshilli Federal ka vendosur tre udhëzime për legjislaturën 2015-2019, e cila sapo është hapur me sesionin dimëror të vitit 2015, të Dhomave Federale: Zvicra ka një prosperitet të qëndrueshëm, informon Albinfo.ch. Zvicra mbështet kohezionin kombëtar dhe punon për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Zvicra mundëson siguri dhe vepron si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Këshilli Federal ka zbatuar këto tre udhëzime në formë të gjashtëmbëdhjetë objektivave, të cilat janë gjithashtu të vlefshme për të gjithë legjislaturën. Dhomat Federale kanë prezantuar një qëllim të ri në lidhje me digjitalizimin.
Çdo vit në fillim të sezonit të dimrit, paraqiten objektivat e Këshillit Federal për vitin e ardhshëm, të koordinuara me udhëzimet dhe objektivat për legjislaturën. Më 27 nëntor 2018, presidenti i Konfederatës, Z. Alain Berset, përpara Këshillit Shtetëror i ka detajuar pikat kyçe të miratuara nga Qeveria, për vitin 2019. Në paraqitjen e qëllimeve tw tij për vitin e ardhshëm, Këshilli Federal ka zbuluar planifikimin e tij për vitin e katërt të legjislaturës aktuale. 96 masat e parashikuara bien në 25 fusha të politikave të përhapura në të gjitha departamentet. Në objektivat e tij vjetor, Këshilli Federal vendos linjat e veprimit sa më konkret dhe të kuantifikuara sa më shumë të jetë e mundur, për aktivitetin e tij për vitin e ardhshëm. Kjo i mundëson të hartojë një raport për arritjen e objektivave në raportin e menaxhimit për vitin në shqyrtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri