Shqipëria
Turizmi, pikë kryesore në Shqipëri
Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Bledi Klosi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar në lidhje me një organizim për investimet në Shqipëri.
Klosi ka shkruar se investorët vendës dhe të huaj në Shqipëri kanë investuar për turizëm.
“Marka të mirënjohura ndërkombëtare, biznese të hotelerisë, histori suksesi, garanci cilësie, që përfaqësojnë kompetencat dhe konkurrueshmërinë më të lartë të niveleve europiane kanë zgjedhur Shqipërinë që nga viti 2018 dhe janë sot këtu për të sjellë më shumë turistë në vitin 2019. Investitorët vendas po investojnë nga veriu në jug duke projektuar dhe menduar për investime në botën e turizmit në Shqipëri”, ka shkruar Klosi.
Ai shtoi se do të punohet që të rritet numri i turistëve në Shqipëri.
“I them sot çdo sipërmarrësi vendës dhe të huaj që kemi bërë investimin e duhur, por edhe që jam këtu për të marrë përgjegjësinë e këtij zhvillimi të vrullshëm në rritjen e kapaciteteve të turizmit për t’iu afruar sfidës 10 milionë turistë në vitet e para të dekadës së re”, ka shkruar Klosi.
E-Diaspora
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”












