Shqipëria
Tirana kuqezi
Atmosfera festive ka nisur që të ndihet në Tiranë. Apelit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i janë përgjigjur me qindra familje në Tiranë.
Thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar të vishet me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuq e zi.
Festa e madhe e Pavarësisë pritet ta kthejë për të dytin vit radhazi sheshin “Skënderbej” në një pikëtakimi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës, e që e duan dhe e nderojnë tokën tonë, raporton “TCH”.
Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festive kombëtare Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, përcjell albinfo.ch.
Festimet do të kulmojnë me Natën e Bardhë, e cila rezervon një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë.
Ekspozita, opera, filma, koncerte deri në orët e para të mëngjesit si dhe një super koncert me të ftuar specialë.
Të gjithë ndjehen të përshkuar nga një lloj entuziazmi dhe euforie, ku pa dyshim sundojnë dozat e krenarisë kombëtare.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi
















