Shqipëria
Shqipëria, peizazhi dhe njerëzit e dalë nga përplasja
“Atë kërkojnë ata që po eksplorojnë tani vendin. Çiklat e një kohe tjetër ndërkohë që çdo gjë ndryshon. Kërkojnë mbetjet e një dikurshmeje tani të aksesueshme”
Adriatiku me Jonin ndahen në pjesën e tyre lindore nga një rrip i hollë toke në bregdetin e Shqipërisë, të cilit për shkak të dendësisë së pyjeve të pishave, i mbeti emri i vjetër osman, Karaburun, “Hunda e zezë”. Ai gadishull dhe ishullthi në zgjatim të tij, me emrin venedikas Sasseno-Sazan, vetëm tani vonë kanë filluar të eksplorohen nga turizmi.
Kujtim Onuzi, i cili vitet e fundit ka nxjerrë broshura itineraresh çiklistike, ma tregon me gisht në hartën që i zë gjysmën e faqes së murit të zyrës së tij në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar në Tiranë. “Ja, ajo është vija e kufirit që del mbi ujë.”
Dy pllaka të mëdha tektonike, ajo e Afrikës dhe ajo e Evropës, ndeshen mu në këtë anë të Mesdheut për të krijuar malet e Greqisë perëndimore dhe Shqipërisë, një vijë që pastaj kalon përgjatë Peloponezit dhe del për në Anadoll, më thotë. Janë male që ngrihen nga përplasja dhe bien si thikë në Mesdhe.
Gjeologjia dhe eksperiencat njerëzore
Nuk vizitohet Shqipëria për ta interpretuar gjeologjikisht, dhe tropét janë asosiacione të pabesa, por ajo ndeshje mes pllakash është një kontrapunkt që i rri përbri mirë valëve të përplasjeve historike në këtë territor, madje dhe eksperiencave njerëzore në këtë vend. Edhe komunizmin brutal vetëizolues të gjysmës së dytë të shekullit XX, gjurmët e të cilit i gjen ende të forta në pejzazhin urban të vendit, mund ta shohësh si përpjekje absurde për t’u shkëputur nga fataliteti i të tillave përplasje.
Kur hyn në Shqipëri, ti futesh në një botë e cila, me përthyerjet e saj, izolon linguistikisht – shqipja është gjuhë e veçantë indoevropiane – një eksperiencë universale. Një xhami të shekullit XVIII përbri një qendre kulture me forma gjeometrike moderniste në Tiranë; një kishë që kish qenë xhami dhe para saj kishë buzë lumit të vetëm të lundrueshëm të vendit, në Shkodër, në veri. Kur i afrohesh vendit me avion në muzg, kërpudha bunkerësh paranojakë që vegjetojnë mes shtëpive me tulla betoni të ndërtuara shpejt e shpejt me remitanca emigrimi viteve nëntëdhjetë, llampat e vetmuara inkandeshente të të cilave u ndriçojnë ndrojtur oborret. Qytete të gurta osmane si Berati në jug, të mbrojtura nga tunele nëntokësore në hinterlandin e ksenofobisë së Luftës së Ftohtë. Blloqe të tëra të stilit sovjetik, modeste në përmasa në fakt, të cilave iu është bërë makijazh i rëndë, lidhen me sheshe planesh të deformuara që përbëjnë estetikën urbane të dy-tre viteve të fundit.
“Atë kërkojnë ata që po eksplorojnë tani vendin,” thotë Rezarta Bare, administratore në një agjensi turistike në Tiranë, Outdoor Albania. “Çiklat e një kohe tjetër ndërkohë që çdo gjë ndryshon. Kërkojnë mbetjet e një dikurshmeje tani të aksesueshme.” (Lexo: http://www.outdooralbania.com/cultural-discovery/). Mbi këtë temë, edhe në artikullin Savourer l’Albanie avec « Off Limits » dhe Ta shijosh Shqipërinë ‘Off Limits’ , faqe 42-43.
Përplasja pasqyrohet edhe në të ushqyerit e shqiptarëve
Është një përplasje që e sheh edhe në mënyrën se si ushqehet vendi. Si të gjithë post-osmanët e tjerë, edhe këtu e bëjnë të shkëlqyer gjellën që luan mendsh hoxhën, (imam bajalldinë). Shqipëria i ka dhënë një pjatë të vetën kuzhinës osmane, mishin e qengjit të pjekur në kos dhe gjalpë, të quajtur Elbasan tava, tavë Elbasani. Ditët e sotme, për shkak të emigrimit masiv në Itali pas shembjes së komunizmit, më lehtë gjen një pastë të bërë mirë me produkte deti të cilat nuk njiheshin më parë. Apo Slow food-in, lëvizjen e ‘gjenuinitetit’ të ushqimit që lindi në Itali dhjetëvjeçarin që shkoi.
Foleza harabelash a dallëndyshesh në kisha të vetmuara dhe bunkerë të braktisur. Ballafaqimin e botës tradicionale të barinjve gjysmë nomadë dhe shoqërive të mbyllura të luginave me valën e re të turizmit të aventurës.
Lidhur me këtë temë, shih artikullin në tri gjuhët: “Mrizi, kuzhina e re tradicionale”, faqe 50-61)
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













