CH-Ballkani
Vuçiq: Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, se njohim Kosovën
Në alarm e ka vënë Qeverinë serbe vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës nga 10 në 100% për produktet serbe që importohen në Kosovë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e Listës serbe ka thënë se duhet të përgatitemi për luftë të gjatë dhe të vështirë.
Ai u ka thënë serbëve të Kosovës se nuk do t’i lërë në mëshirë.
“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, sepse pavarësinë me siguri nuk do ta njohim”, ka thënë Vuçiqi, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinajt se Kosova nuk do ta ndërpresë taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
E kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se masat e Kosovës për vënien e taksës 100 për qind në mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina kërcënojnë të shkaktojnë krizë humanitare.
Rakiq ka shtuar se pasojat e këtij vendimi tashmë po ndihen, duke theksuar se alternativa tregtare nuk ka.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















