Jeta në Zvicër
Frika e mosvotimit të iniciativës për vetëvendosje
Njoftimi i fundit i iniciativës zvicerane për vetëvendosje, ka shkaktuar reagime të shumta
Komiteti i Egerkingenit pretendon se nëse dështon kjo iniciativë, gjakytësit turq do të mund ta anulonin ndalesën për minaret në Zvicër. Lidhur me këtë, e përditshmja zvicerane “20 Minuten” ka dhënë përgjigje në disa pyetje, transmeton Albinfo.ch.
Jo, një vendim gjyqësor është gjithmonë një vendim i shumicës. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka një dhomë të vogël prej 7 dhe një dhomë të madhe prej 17 gjykatësve. “Është shumë e mundur që një gjykatës turk të ulet në një nga dy dhomat dhe të bashkëvendos për një çështje kundër Zvicrës”, thotë eksperti ligjor zviceran, Martin Schubarth. Por: “Për një vendim në dhomën e vogël, nevojiten katër vota”. Nëse është një rast kundër Zvicrës, duhet domosdoshmërish të vendosë një gjykatës zviceran. Përveç kësaj, Konventa respekton edhe një diversitet gjeografik në dhomat. “Një gjykatës turk, ka shumë të ngjarë të mos ulet në të njëjtën dhomë me një gjykatës nga Azerbajxhani”, thotë Schubarth.
A mund të anulojë teorikisht GJEDNJ-a ndalimin zviceran të minareve?
Sipas ekspertit europian, Gilbert Casasus, është mjaft e mundur që Zvicra të dënohet një herë për shkak të ndalimit të minareve, në qoftë se dikush ankohet në Stassburg: “Ndalimi i minareve, në drejtim të lirisë fetare është mjaft problematik”. Por: “Vendimi i GJEDNJ-së për Zvicrën ka vetëm një karakter të kufizuar”, thotë Casasus. Nuk ka pasur ushtarë të BE-së në kufi, për t`u siguruar nëse janë ndërtuar minaret. Një vendim është thjesht një qortim, një shenjë politike. “Pothuajse çdo vend është dënuar një herë”, thotë Casasus. Gjykatësja e së drejtës ndërkombëtare, Anne-Laurence Graf, thekson: “Një vendim nga Strasburgu prek vetëm një rast specifik, e jo artikullin kushtetues për të ndaluar minaret”.
Sa realist është një qortim nga GJEDNJ lidhur me ndalimin e minares?
Para së gjithash, dikush që dëshiron të ndërtojë një minare duhet të padisë deri në Gjykatën Federale. “Edhe Gjykata jonë Federale mund ta përmbysë ndalimin e minares”, thotë Gilbert Casasus. Kushtetuta e Zvicrës gjithashtu garanton lirinë e fesë. Vetëm po që se Gjykata e Lartë Federale e mbështet ndalimin, atëherë do të vinte në shprehje GJEDNJ-a. “Një qortim do të ishte mjaft i mundshëm”, thotë Casasus. Megjithatë, eksperti ligjor Martin Schubart paralajmëron: “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut mund ta përkrahë vendimin e ndalimit të ndonjë vendi, për të garantuar paqen fetare”.
A mund të mbrohet Zvicra kundër një vendimi?
Në parim, Zvicra i zbaton dënimet nga Strasburgu. “Zvicra ka një tendencë të mos i bindet”, thotë Schubarth. Megjithatë Casasus shton: “Po që se nuk zbatohet vendimi kundër ndalimit të minareve, nuk do të jetë asgjë tjetër vetëm se një dëmtim imazhi për Zvicrën. Prandaj është në duart e Gjykatës Federale se si të merret me vendimin. “Në fund të fundit, vendosin gjykatësit zviceran, e jo të ashtuquajturat gjykatës të huaj”. Në rast të dënimit, Zvicra ndoshta do t`ia paguaj kompensimin parashtruesit të ankesës, thotë ekspertja e së drejtës ndërkombëtare, Anne-Laurence Graf. “Si anëtare e GJEDNJ, Zvicra ka detyrim për t`iu shmangur bindjeve të ardhshme”. Ekspert ligjor Schubarth kritikon: “Konventa mbi të Drejtat e Njeriut në misionin e saj kryesor është e rëndësishme. por më shpesh ajo ndërhyn në çështjet kombëtare që ndikojnë vetëm sipërfaqësisht në të drejtat e njeriut”. Sipas Schubart, Zvicra në këtë rast duhet të mbrohet.
Komiteti i Egerkingenit paralajmëron në mënyrë eksplicite për gjykatësit turq. A ka ndonjë gjyqtar turk në GJEDNJ?
Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut ka 47 anëtarë, secili vend ka një gjykatës. Përfaqësuesi i Turqisë është Işıl Karakaş. Mandati i saj, megjithatë, ka skaduar më 30 prill 2017. Por, ajo mbetet në detyrë, sepse ka probleme me pasardhësin: Të gjithë kandidatët e mëparshëm për pasardhës kanë dështuar, ata janë refuzuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












