Kosova
Kush ishte fajtor për dështimin e anëtarësimit në INTERPOL
Qeveria e Kosovës e ka fajësuar atë serbe për lobimin kundër Kosovës që të pranohet në INTERPOL
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, nuk votoi pro Kosovës për t’u anëtarësuar.
E deklaratë zyrtare, tani lëshon edhe vetë INTERPOL-i në rrjetin social Twitter, për mos pranimin e Kosovës.
“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, shkruan faqja zyrtare e tyre, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka shprehur zhgënjimin për mos anëtarësimin e shtetit në Interpol.
Sipas Qeverisë fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.
“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, në një adresim për media ka thënë se sot fitoi e keqja.
“Sot nuk ka fitues, nuk ka fituar as Kosova por as Serbia. Fitues i sotëm është e keqja. Më vjen keq që pavarësisht punës që kemi bërë kjo sot nuk u shpërblye”, ka thënë Pacolli.
Ai më tej theksoi se siç e pamë Kosova mori më së shumti vota, por në këso kushtesh sipas tij është e vështirë që të marrim 2/3 e votave. Pacolli ka kërkuar unitet nga spektri politik në Kosovë.
Ministri i Jashtëm më tej shtoi se Serbia bëri luftë të pamëshirshme ndaj Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk duhet të pritet që Serbia të mos e pengojë Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Në raport me INTERPOL-in, askush mos të mendojë se Serbia nuk do të na pengojë. Një vend që ka kryer masakra, spastrim etnik deri në përmasa të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë, mos të presim që nuk do të na pengojnë.
Ata po na pengojnë dhe do të na pengojnë edhe në të ardhmen – mos të mendojë askush se ata do të na lehtësojnë integrimin tonë në organizatat ndërkombëtare.
Para së gjithash, askush nuk i bën presion permanent Serbisë në këtë pengesë permanente që i bën Kosovës.
Po na pengojnë, edhe përkundër angazhimeve tona maksimale, edhe në një mekanizëm që nuk është fare politik, por i rendit dhe i ligjit, atëherë është diçka e tepërt”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është një fitore e të drejtës ndërkombëtare.
“Kjo është një fitore historike që tregon se si ka ndryshuar pozicioni i Serbisë në komunitetin ndërkombëtar. Presidenti Vuçiq ka krijuar një vend që respektohet dhe se edhe fuqitë e mëdha nuk mund ta injorojnë. Kjo është një fitore për të drejtën ndërkombëtare. Unë veçanërisht do të doja ta përgëzoja presidentin Vuçiq, ministrin Stefanoviq dhe bashkëpunëtorët e tyre për këtë betejë të suksesshme”, tha Vulin për Kuririn serb.
Kiribatu dhe Vanuatu janë pranuar në INTERPOL pas votimit të Asmablesë së Përgjithshme të kësaj organizate.
Ndryshe Kosova ka dështuar të pranohet me 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime në raundin e dytë të votimit.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së













