Ekonomi
Efekti Brexit, funte bie ndaj euros dhe dollarit
Monedha britanike ka shënuar 1,357 pikë kundrejt asaj evropiane dhe 1,3 pikë ndaj dollarit amerikan
Funte ra ndaj euros dhe dollarit, pas shpalljes së dorëheqjeve të ministrave për shkak të mosdakordësisë ndaj marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për Brexit.
Monedha britanike ka shënuar 1,357 pikë kundrejt asaj evropiane (më pak se 1,08%) dhe 1,3 pikë ndaj dollarit amerikan, pas një fillimi pozitiv të ditës, të karakterizuar gjithashtu nga shenja plus e indeksit FTSE në bursën e Londrës.
Ministri britanik i ngarkuar për Brexit, Dominic Raab paraqiti dorëheqjen, për shkak të kundërshtimit të tij të projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nën drejtimin e kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian, transmeton ‘Scan’.
Edhe sekretari britanik i Shtetit për Irlandën e Veriut, konservatori Shailesh Vara njoftoi dorëheqjen për shkak të qëndrimit kundër projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nga qeveria britanike me Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












