Turizëm
Himara me projekte për turizëm për fshatrat Dhërmi e Vuno
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka prezantuar projektet e transformimit dhe rrjetëzimit të fshatrave të Dhërmiut dhe të Vunoit për rritjen e turizmit.
Ai i ka thënë ATSH-së se po punohet me intensitet për të finalizuar këto dy projekte të rëndësishme, që financohen nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Evropës dhe që do të krijojnë një dimension tjetër në funksion të turizmit në të gjithë zonën, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, këto investime, jo vetëm do të ndryshojnë pamjen e këtyre dy fshatrave, por do të ndryshojnë raportin me vlerat në tërësi të zonës. Aktualisht, puna në terren është në një fazë të avancuar dhe ritmet janë të kënaqshme. Goro sqaron se, në bashkëpunim me firmat që kryejnë punimet për zbatimin e këtyre dy projekteve, është ndërtuar një grafik që garanton ecurinë dhe përfundimin e tyre brenda muajit qershor të vitit të ardhshëm. Në fshatin Dhërmi, numërohen rreth 2600 shtëpi dhe godina të tjera, që janë pjesë e procesit të rikonstruksionit, ndërkohë që në Vuno, numri i tyre shkon në rreth 230.
Fshatrat e Dhërmiut dhe Vunoit, së bashku edhe me Kuçin dhe Lukovën, në bashkinë e Himarës, janë përfshirë në Programin Kombëtar të qeverisë shqiptare “100 Fshatrat”, që synon të realizojë modele zhvillimi të integruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













