Bota
Në qytetin e Parmës nëntori shpallet muajin e kulturës shqiptare
Shoqata “Scdanderbeg” e diasporës shqiptarë në qytetin e Parmës në bashkëpunim me komunën kanë organizuar një program të ngjeshur ngjarjesh
kulturore që do të kulmojnë në 28 Nëntor në Festën Kombëtare të Flamurit.
Muaji nëntor është shpallur muaji i kulturës shqiptare në qytetin e Parmës në Itali. Kurse të mësimit të gjuhës shqipe, ekspozita fotografike, një spektakël kulturor, seminare letrare e shkencore do të pasurojnë përgjatë këtij muaji, jetën artisitke e kulturore të qytetit të Parmës duke bashkuar në një atmosferë festive banorët e tij me komunitetin e diasporës shqiptare.
Për mediet lokale këshilltarja komunale Nicoleta Paci, ka thënë se muaji i kulturës shqiptare festohet prej disa vitesh në këtë qytet.
“Jemi të vetëdijshëm që iniciativa të tilla inkurajojnë perspektivën e një qyteti me mundësi gjithnjë e më shumë integruese e gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo.
Ndërsa kryetari i shoqatës Scanderbeg, Bajram Hila ka deklaruar se shoqata punon si një urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane.
E-Diaspora
-
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani Mjeku nga Kaçaniku merr drejtimin e Klinikës së Mjekësisë Interne II, duke shënuar një tjetër sukses... -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












