Kosova
Kurti kritikon takimin mes Thaçit e Vuçiq
I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar takimin e mbrëmshëm mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Kurtit, dialogun me Serbinë po e udhëheq një person i cili nuk ka kredibilitet e kompetenca.
“Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçiqin. Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqiptar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër…”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas tij, edhe pse qeveria ka dërguar në kuvend raportin mbi arritjet e sfidat në marrëveshjet e Brukselit, i njëjti raport nuk po futet në agjendë parlamentare.
“Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre. Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë. Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit”, shkruan Kurti tutje.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














