Kosova
Ministria e Diasporës deklarohet pas arrestimit të zyrtarit të saj
Ministria e Diasporës me anë të një njoftimi ka deklaruar në lidhje me arrestimin e zyrtarit të saj.
Në njoftim thuher se me të marrë njoftimin nga ana e mediave për arrestimin e një zyrtari të Ministrisë së Diasporës, për dhënie ryshfeti ka kërkuar sqarim zyrtar nga policia e Kosovës nëse i arrestuar është për punonjësin e saj P.M. , zyrtar në MDIS.
“Si rezultat i informatës së dërguar nga policia e Kosovës ku thuhet se bëhet fjalë pikërisht për të dyshuarin P.M., zyrtar në Ministrinë e Diasporës, është informuar Ministri i Diasporës dhe investimeve Strategjike, dhe ka kërkuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë që të marrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu ministria ka njoftuar se sekretarja e Përgjithshme e MDIS, bazuar në ligjet e aplkueshme ka marrë vendimin e menjëhershëm për pezullimin parandalues të zyrtarit P.M. nga detyrat si zyrtar në MDIS deri në vendimin përfundimtar të organeve kompetente.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, ekipi i Kosovës i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën... -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











