Ekonomi
Franca kërkon nga banka zvicerane 1.6 miliard euro
Banka kërcënohet me një gjobë që mund të jetë deri në gjysmën e mjeteve të faturave sekrete, të cilat vlerësohen të paktën 10 miliardë euro
Shteti francez me një padi kundër bankës zvicerane UBS në Paris po kërkon 1.6 miliard euro dëmshpërblim për të sanksionuar një “mashtrim të madh dhe sistem të pastrimit të parave”.
Këto pretendime i ka refuzuar UBS, banka për të cilën është gjykuar, sepse në mes të 2004-ës dhe 2012-ës ka dërguar në mënyrë të paligjshme përfaqësuesit e saj në Francë nëpërmjet degës së tyre lokale, duke kërkuar klientët e pasur nëpër darka solemne, nëpër ngjarje sportive, duke premtuar llogari bankare të padeklaruara në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Banka kërcënohet me një gjobë që mund të jetë deri në gjysmën e mjeteve të faturave sekrete, të cilat vlerësohen të paktën 10 miliardë euro.
Bankierët zviceranë thonë se nuk e dinë për llogaritë e klientëve të paraportuara franceze, duke u mbrojtur në ligjin që nuk i obligon për të siguruar rregullsinë e gjendjes fiskale në vendin në të cilin ata jetojnë.
«Një sistem i tillë ekziston për vite me radhë. Kjo do të ndryshojë falë marrëveshjeve ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave”, theksoi Normand-Boddard, duke shtuar se ky ndryshim nuk është sinonim i amnistisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













