Shqipëria
Tirana, qyteti që nuk fle kurrë
Duke cituar të dhënat e marra nga “Numbeo”, një nga faqet më serioze në fushën e statistikave, revista franceze e rendit Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar si një ndër vendet më të sigurta në botë
Revista e njohur franceze “Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, Tiranës, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.
“Vendi i Shqiponjave shfaqet si një vend plot magji, histori dhe kulturë. Një vend ideal për të kaluar pushimet, me një ndjesi mirëqenie dhe argëtimi, Tirana është një qytet që “nuk fle kurrë”, thuhet në artikullin e “Marie Claire”.
Duke cituar të dhënat e marra nga “Numbeo”, një nga faqet më serioze në fushën e statistikave, revista franceze e rendit Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar si një ndër vendet më të sigurta në botë.
“Numbeo një faqe statistikore e rëndësishme e cila përmban informacione lidhur me cilësinë e jetës nëpër botë, e ka renditur atë (Tiranën) në vendin e nëntë, si një ndër vendet më të sigurta në botë. Shqipëria është një vend i cili është ende në hapat e para me një realitet në zhvillim e sipër”, shkruan “Marie Claire”, transmeton “TCH”.
Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Nicolas Coupat, një francez i cili punon në një agjenci që merret me organizimin e grupeve turistike nga Franca, të cilët duke përfituar nga ofertat joshëse që ofron Shqipëria, marrin edhe shërbimin dentar, përcjell albinfo.ch.
“Unë jetoj në Shqipëri prej shumë vitesh dhe ajo që kam konstatuar është se Tirana është më e sigurt se Parisi apo qytete të tjera franceze. Këtu, unë mund të dal natën pa ndonjë rrezik. Ajo që më bëri të vendosem në Shqipëri është cilësia e jetës: Tirana është një qytet me plot mundësi argëtimi dhe vende ku mund të konsumosh një peshk të freskët, në restorante për më pak se 10 euro personi. Në Francë, unë jetoja me një pagë prej 4500 eurosh, por kam vendosur të vij e të jetoj në Tiranë, ku me 1000 euro në muaj, bëj një jetë më të mirë. I ftoj qytetarët francezë, për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm”, thotë Nicolas për revistën “Marie Claire”.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










