Kosova
Merkel i shkruan Mustafës për kufirin dhe vizat
Merkel ka inkurajuar vazhdimin e dialogut me Serbinë, dhe gjithashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ia ka kthyer letrën kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilën shpreh shqetësimin e saj për idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshim të kufijve.
Siç njofton komunikata e LDK-së, thuhet se Merkel ka inkurajuar vazhdimin e dialogut me Serbinë, dhe gjithashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju, po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit kancelarja Merkel, thuhet në komunikatë.
Në këtë letër Merkel ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një gjë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e kryetarit të LDK-së, kancelarja gjermane Angela Merkel shkruan: ‘Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”, vazhdon njoftimi i LDK-së.
Mustafa i kishte shkruar një letër Angela Merkelit më 28 shtator, ku e kishte njoftuar atë me qëndrimet rreth dialogut me Serbinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














