Bota
20 qytetet më të vizituara më 2018
Në top 10-she janë edhe Dubai, Singapori, Nju Jorku, Kuala Lumpur, Stambolli, Tokio dhe Antalia
“Mastercard” ka nxjerrë Indeksin Vjetor të Qyteteve më të vizituara në botë, që mat rritjen dhe rënien e udhëtimeve në dhe brenda 162 qyteteve anembanë botës.
Këtë vit Bangkok e mbajti vendin e parë nga viti i kaluar, i cili nuk ka gjasa të ndryshojë për shkak të një rritje të fortë të parashikuar prej 9.6% këtë vit, transmeton “TCH”.
Ndërkohë, Dubai doli në krye në aspektin e shpenzimeve të vizitorëve – turisti mesatar shpenzon 537 dollarë në ditë në qytetin e Lindjes së Mesme, përcjell albinfo.ch.
Bangkokun e Tajlandës e kanë vizituar 21.98 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë vitit 2018, derisa në vendin e dytë ndodhet Londra dhe më pas Parisi.
Në top 10-she janë edhe Dubai, Singapori, Nju Jorku, Kuala Lumpur, Stambolli, Tokio dhe Antalia.
Top-20
Bali, Indonezi – 8.43 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Osaka, Japoni – 8.78 milion vizitorë ndërkombëtarë
Barcelona, Spanjë – 9.06 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Hong Kong – 9.11 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Milano, Itali – 9.19 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Palma de Majorka, Spanjë – 9.3 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Pattaya, Tajlandë – 9.56 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Meka, Arabia Saudite – 9.73 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Phuket, Tajlandë – 10.08 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Seul, Koreja e Jugut – 10.13 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Antalia, Turqi – 11.27 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Tokio, Japoni – 12.12 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Stamboll, Turqi – 12.8 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Kuala Lumpur, Malajzi – 13.53 milionë vizitorë ndërkombëtarë
New York City, SHBA – 13.67 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Singapori – 14.47 milion vizitorë ndërkombëtarë
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 16.66 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Paris, Francë – 17.95 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Londër, Mbretëria e Bashkuar – 20.42 milionë vizitorë ndërkombëtarë
Bangkok, Tajlandë – 21.98 milionë vizitorë ndërkombëtarë
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













