E-Diaspora
Darka e Lamës edhe në Cyrih
Komisioni për informim dhe kulturë i nëndegës së LDK-së në Cyrih ka njoftuar të gjithë anëtarët e LDK-së në Zvicër, por edhe të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet më 4 nëntor. Ftohën të gjithë anëtarët e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, kryesitë e nëndegëve dhe anëtarësia e gjerë që më datë 04.11.2018 duke filluar në orën 14:00 në restorantin Rozafa, Lochackerstr. 6, 8424 Embrach, do të mbahet mbledhje me të gjitha strukturat e LDK-së në Zvicër.
Në mbledhje do të marrin pjesë delegacioni nga Prishtina, i kryesuar nga Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Sali Morina, ndoshta edhe Lutfi Haziri e ndonjë anëtarë tjetër i kryesisë qendrore. Mbledhja do të ketë karakter informativ dhe karakter pune.
Pas mbledhjes do të vazhdojmë me shtruarjen e Darkës së Lamës, festë familjare tradicionale e shpallur nga Presidenti Historik DR. Ibrahim Rugova e organizuar nga nëndega e Zürichut, thonë organizatorët, përcjell albinfo.ch.
Pasi që agjenda është e ngarkuar, luteni që të jeni të përpiktë sepse mbledhja do të fillojë si është paraparë.
“Merreni nga një specialitet shqiptar me vete dhe pas mbledhjes e hamë një darkë të përbashkët si iliro-dardanët e vjetër. Që të kalojmë sa më mirë, komisioni për kulturë i nëndegës është përkujdes edhe për pjesën artistike, ku do të na argëtojë orkestra e Restaurantit Rozafa, grupi folklorik, si dhe Ansambli Vatra nga Bülachu me valle koreografike”, thonë tutje organizatorët.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Nëntor 2018
- Ora14:00
- LokacioniEmbrach
- Data e përfundimit4 Nëntor 2018 - 17:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











