Bota
OBSH: Ajri i ndotur, rrezik për njerëzimin
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global dhe bëri thirrje për aksion urgjent.
OBSH-ja ka mbajtur konferencën e parë rreth ndotjes së ajrit në Gjenevë. Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit në ambiente të mbyllura e të hapura vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë, me 9 në çdo 10 persona në planet që thithin ajër të ndotur, përcjell albinfo.ch.
OBSH-ja, po ashtu, njoftoi se është e shqetësuar rreth të gjeturave të cilat prekin fëmijët. Ajri i ndotur bën që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike. Rreth një e treta e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës e kancerit në mushkëri i atribuohen ndotjes së ajrit, shtoi OBSH-ja.
Mes tjerash, gjatë ditës, edhe një raport tronditës është prezantuar. Sipas Fondit Botëror për Natyrë të Egër, thuhet se njerëzimi ka faj për shkatërrimin masiv të botës së egër. Në raport thuhet se 60 për qind e disa prej specieve në vitet mes 1970-2014 janë zhdukur shkaku i vetë njerëzimit.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














