Bota
Pas Stambollit, ja edhe 15 aeroportet e mëdha që do të hapen
Njerëzit sa vijnë e udhëtojnë më shumë me avionë. Për këtë arsye, qytetet me më shumë trafik po ndërtojnë aeroporte të reja për të përballuar fluksin e dhjetëra miliona udhëtarëve.
Rezultati është që bota pasurohet me vepra moderne arkitekturore, të cilat orientohen më shumë drejt hapësirave e ngjyrave, për të lënë pas zymtinë e të shkuarës.
Këto vepra janë aq madhore sa për përurimin e tyre organizohen ceremoni të veçanta, transmeton “TCH”.
Liderë të shumtë evropianë morën pjesë në inaguarimin e aeroportit të Stambollit, që synon të jetë më i madhi në botë, përcjell albinfo.ch.
15 aeroportet që pritet të hapen së shpejti
Aeroporti Daxing i Pekinit do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë. Është llogaritur edhe që të ulë kohën që udhëtarët bëjnë në këmbë.
Long Than në Vietnamn do të hapet në vitin 2025.
Aeroporti Al Maktoum i Dubait, tashmë i hapur, një ditë do të ketë pesë terminale.
Aeroporti Lous Armstrong në Nju Orleans do të hapet në Maj të vitit 2019.
Aeroporti ndërkombëtar i Pitsburgut do të marrë 1.1 miliard dollarë për rinovim. Pritet të mbarojë në vitin 2023.
Aeroporti i Berlinit duhej të ishte hapur që në vitin 2012, por është vonuar, duke turpëruar kështu imazhin e “përpikërisë gjermane”
Aeroporti i Stambollit u përurua sot në Turqi. Pritet të përdoret nga 150 milionë udhëtarë në vit.
Aeroporti i Mançesterit, i treti më i madh në Angli, pritet të zgjerohet së shpejti.
Aeroporti ndërkombëtar i Nju Jorkut, në Nju Xhersi të SHBA-ve, do të marrë 2.3 miliardë dollarë për t’u përmirësuar.
Aeroporti La Guardia në Nju Jork do të hapet së shpejti i përmirësuar, me më shumë hapësira.
Aeroporti Perëndimor i Sidnejt nisi të ndërtohet në vitin 2018.
Changi i Singaporit do të hapet në vitin 2019. Do të lidhë bashkë tre terminalet e tanishme.
Aeroporti i ri Ndërkombëtar i Meksikës pritet të ndërtohet së shpejti, edhe pse ka gjasa që të bllokohet nga mosmarrëveshjet politike.
Aeroport Carlisle do të hapet në veri të Anglisë. Do të ofrojë fluturime për në Belfast, Dublin dhe Londër.
Aeroporti i ri i Varshavës do të hapet në vitin 2021
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











