Bota
Pas gjashtë vjetësh rihapet Muzeu Kombëtar i Sirisë
Autoritetet siriane kanë rihapur sot Muzeun Kombëtar që gjendet në Damask. Ky muze kishte qëndruar i mbyllur për më shumë se gjashtë vjet, për shkak të luftës civile në vend.
“Rihapja e këtij muzeu është mesazh për sigurinë në Siri”, tha ministri i Kulturës së Sirisë, Mphamed al-Ahmad, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se muzeu ishte mbyllur për shkak të frikës nga aktet terroriste dhe kriminale, të cilat kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha në vendet arkeologjike të Sirisë.
Muzetë në mbarë Sirinë ishin mbyllur më 2012 dhe mbi 300 mijë artefakte ishin rivendosur dhe ruajtur në vende të sigurta në kryeqytet, Damask.
Dhjetëra vende arkeologjike janë shkatërruar tërësisht apo dëmtuar, që prej se lufta civile nisi më 2011, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Mbi 400 mijë persona vlerësohet se janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















