Shqipëria
20-vjetori i krijimit të Forcave Speciale
“20 vjet duken pak, por nuk është pak ajo çfarë Forcat Speciale i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin historisë së Forcave tona të Armatosura dhe vendit tonë”, kështu e ka nisur fjalimin ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila vlerësoi maksimalisht kontributin 20-vjeçar të Forcave Speciale.
Ajo tha se kjo trup është një aset kombëtar duke shtuar se këta djem janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe krenaria e vendit, përcjell albinfo.ch.
“Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia. Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm. Forcat tona Speciale do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë. Këta djem duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë dhe kjo forcë të modernizohet më tej”, ka thënë ministrja.
Në këtë përvjetor përveç zyrtarëve institucional morën pjesë edhe familjarët e pjesëtarëve të këtij batalioni. Me këtë rast, u ekspozuan armatimet, pajisjet dhe mjetet që ka në përdorim batalioni i Forcave Speciale, ku gjithashtu fëmijët ishin frekuentuesit më të mëdhenj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










