Kosova
Thaçi: Korrigjimi i kufijve deri në pranverën e ardhshme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se deri në pranverën e ardhshme Kosova do të arrijë marrëveshje me Serbinë, sa i përket korrigjimit të kufijve.
Këto deklarata Thaçi i ka dhënë në një intervistë për televizionin francez, “Frans 24”, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti Thaçi ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron ta prezantojë, por që sipas tij pas negociatave të deritanishme, kjo është zgjidhja e vetme e mençur për stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton “Republika Sërpska”. Prandaj mendoj se kjo zgjidhje është reale dhe do të duhet të jetë e pranueshme për të dy palët, por natyrisht e mirëpritur edhe nga bota demokratike.” ka thënë Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











